Glasgow më në fund ka rënë në Nivelin 2 të masave antiCOVID-19 të Skocisë pasi kufizimet janë lehtësuar në të gjithë vendin. Ndërsa e gjithë Skocia kontinentale mundi të kalonte në Nivelin 1 të hënën, qyteti i bashkohet 13 zonave të tjera që mbeten në Nivelin 2 edhe për disa javë të tjera. Banorët e Glasgow-t do të mund të konsumojnë alkool në ambiente të mbyllura, të takohen në banesa private dhe të përqafojnë të dashurit duke filluar nga fundjava, për herë të parë në disa muaj. “Edhe pse kufizimet e Nivelit 2 janë ende të vështira, nuk është një bllokim”, tha kryeministrja Nicola Sturgeon ndërsa komunikoi masën.
Pub-et, restorantet dhe vendet e tjera të mikpritjes mund të hapen sërish për shërbim në ambiente të mbyllura, gjithashtu një numër vendesh do të lejohen të rihapen dhe po ashtu mund të fillojnë sërish edhe sportet e kontaktit në natyrë. Banorët mund të takohen në ambiente të mbyllura në grupe me deri në katër familje.