Duke nisur nga dita e sotme, hapet linja e lëvizjes së udhëtarëve me traget në linjën Korfuz – Sarandë dhe anasjelltas Sarandë – Korfuz.

Lajmi është bërë publik nga në një njoftim në fletoren zyrtare greke të mbërritur mbrëmjen e së premtes

Gjatë ditës së sotme, sipas pronarit të tragetit Sarandë – Korfuz, Andrea Qirjako do të informohen udhëtarët për oraret e lëvizjes dhe protokollet në linjën Sarandë – Korfuz.

Ditën e djeshme, Greqia ka lejuar edhe lëvizjen e autobusëve të udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas, me 80% të kapacitetit. Më 1 korrik priten masa të reja lehtësuese nga qeveria greke.