Nga Fate Velaj-Deputet e PS, qarku Vlorë/

Të them se me pëlqeu kjo analiza jote Vilma, është pak. Por, ti mund te trokasësh tek dera e atij që nuk dëgjon dhe pret dhe shpreson se një ditë, ai edhe mund të dëgjoj dhe e hap portën por, mos trokit tek dera e atij që qëllimisht nuk do të dëgjoj sepse ai aty është, pas derës dhe nuk e hap.
Dritan Leli ashtu pa forma dhe dinjitet siç erdhi, gjysmak dhe tinzar, ashtu dhe do iki.

Ishte personi që pas buzëqeshjes, e dukshme jo e sinqertë, fshihte një urrejtje për çdokënd. Ishte personi që erdhi me qëllim të caktuar si kaçaku që thikën e mbanë mes dhëmbëve dhe kërkoi të gjakos këdo që mendon se është gjahu i tij por, siç e shkruan dhe ti, fatkeqësisht, ishte qyteti i Vlorës me të cilin atë nuk e ka lidhur kurrë asgjë, gjahu i tij.

Ai, me anën e një të kuqe të vrarë nga e zeza që i shfaqej nëper fytyrë, gënjeu çdokënd me idenë se skuqej nga dinjiteti por askush nuk e merrte me mend se ajo nuk ishte e kuqe purpouri por një vishnje intai nga dëshira për hakmarrje.
Ai është personi që dhe ora e qyteti që gjoja e rregulloi sa hyri në bashki me idenë se me ardhjen e tij qyteti do punonte si ore zvicerane, nuk ju bind dhe i tha “nuk shkoj unë dhe qyteti sipas orës tende, o mavri” .

Ishte ai që nuk krijoj kurrë administratë apo raporte me grupet e interesit në qytet. Ishte personi që do mbahet mend për vdekjen klinike që i solli kulturës së qytetit dhe banorëve të saj. Por, ishte personi me apolitik që nuk u be kurrë pjesë e PS dhe e shihte atë vetëm si një instrument për të përmbushur shpellën e tij të errët.
Por, kur PS i tha se figura e tij po sillte pengesën me të madhe që asaj i kishte dalë në rrugën drejt 25 Prillit, ai, mendoi për “Bejte” “Vjersha” “Këngë” e “Legjenda” për veten e tij.

Dritan Leli ka menduar vetëm për bustet e tij imagjinare të vendosura nëpër qytet. Ishte personi që edhe kur dilte ndonjë ditë nëpër rrugë, kërkonte vetëm vende ku mund të vendoste bustin e tij. Ka imagjinuar antologji e botime për bejtet që imagjinon se do i shkruhen.
Por, historia është e urte dhe e duruar. E qetë dhe e qartë dhe do vij dita qe Vlora, do çlirohet dhe nga ky tartakut. Vlora do ja fshijë emrin nga kujtesa kolektive këtij katrani me pak nuanca vishnje.
Flm Vilma.