Liverpool ka bërë një ofertë për yllin e Bayern Munich, Kingsley Coman. Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Të Kuqtë kanë vënë në shënjestër yllin francez.

Lojtari ka kaluar gjashtë sezone të suksesshme te gjigantët e futbollit gjerman dhe kontrata e tij skadon në vitin 2022. Klubi anglez ka ofruar 35 milionë euro për 25-vjeçarin, por bavarezët kërkojnë 50 milionë euro.