Liverpooli nuk mund të arrijë të ngopet dot me paraqitjen mahnitëse të Xherdan Shaqirit në fitoren e Zvicrës 3:1 kundër Turqisë, në një ndeshje jetike për shpresat e helvetikëve për të mbetur në Euro 2020. Aq shumë u mahnit me golat e anësorit nga Kosova, saqë faqja zyrtare e Liverpoolit në Twitter i bëri gjashtë postime për 29-vjeçarin në 24 orët e fundit Sulmuesi shqiptar i shënoi dy gola dhe i krijoi dy mundësi të tjera për t’i ndihmuar Zvicrës ta arrijë fitoren e parë në këtë turne, e cila ia mban asaj gjallë shpresat për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve.
Zvicra përfundoi në vendin e tretë me pikë të barabarta me Uellsin, por kjo e fundit u kualifikuar direkt falë goldallimit më të mirë. Prandaj, Zvicra shpreson se do të jetë njëra prej katër skuadrave nga gjashtë grupe që kualifikohen nga pozita e tretë. Llogaria e Liverpoolit në Twitter i bëri katër postime radhazi brenda një kohë të shkurtër mbrëmë, pas golave të Shaqirit, pasi paraprakisht kishte njoftuar se ai do të luante titullar.
“BIG SHAQ, Çfarë goditje!” “Gol plotësisht i bukur nga Xherdan Shaqiri për ta dyfishuar epërsinë e Zvicrës.” “Goditje e pandalshme.” “Ai shënon PËRSËRI.” “E jashtëzakonshme nga ju, Shaq! Ky gol e bën atë golashënuesin më të mirë të Zvicrës në turne të mëdha me shtatë gola.” Pas dy paraqitjeve të zbehta në barazimin me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe në humbjen kundër Italisë, ishte koha e fundit që Shaqiri të dilte në skenë për Zvicrën.
Ai e bëri këtë atëherë kur iu desh më së shumti zviceranëve, duke shënuar dhe krijuar për 75 minuta lojë në fushë. Shaqiri shënoi gol spektakolar me këmbën e tij të dobët, të djathtë, nga rreth 20 metra lartësi, në minutën e 26-të, para se të realizonte për herë të dytë në këtë takim në minutën e 68-të.
Ky është evropiani i dytë radhazi që ylli i Liverpoolit shënon gol, ndërsa turneu i katërt i madh që shënon gol radhazi, pas Botërorit 2014, Euro 2016 dhe Botërorit 2018. Falë këtyre dy golave, 29-vjeçari nga Gjilani e barazoi rekordin e Hakan Yakinit si dy lojtarët me më së shumti golave të shënuara për kombëtaren e Zvicrës në historinë e Kampionatit Evropian. Shaqiri u shpallë lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër – Turqi të dielën në Baku.