Luana Vjollca ka arritur të “vjedhë” vëmendjen e markës së famshme “Philip Plein”. Moderatorja shqiptare është bërë pjese e kësaj familje dhe këtë gjë na e ka zbuluar nëpërmjet disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale. E rrethuar nga një grup djemsh të veshur me kostume, Luana modelon duke ekspozuar veshjet e ndryshme të markës luksoze.
Fiziku i Luanës dhe pamja e saj mahnitëse dominojnë në fotot e publikuara edhe nga gjigandi i modës. Këto foto të moderatores kanë marrë mijëra klikime dhe të shumtë kanë qenë ata fansa të cilët e kanë uruar dhe komplimentuar atë për këtë arritje.