Mësuesit e matematikes, fizikës dhe historisë janë bërë bashkë në “luftën” kundër stereotipeve dhe kanë shpjeguar mësimin të veshur me funde, në kuadër të fushatës “Rrobat nuk kanë gjini”.
Manuel Ortega dhe Baroja Velazquez, janë mësuesit e fundit që “hodhën” pantallonat dhe veshën fundet, pasi një nga nxënësit e shkollës fillore në të cilën punojnë, u bullizua për shkak se kishte veshur një bluze me “Anime”.
I vogli u ndje menjëherë në siklet dhe u “detyruar” të ndërrohej. Kjo ka “revoltuar” mësuesit, duke i bërë ata të veshin fundet dhe t’i bashkohen nismës, e cila ka për qëllim të tregojë se rrobat nuk kanë gjini.
“Një shkollë që edukon me respekt, diversitet, bashkë-edukim dhe tolerancë. Vishuni si të doni! Në i bashkohemi fushatës ‘Rrobat nuk kanë gjini’”, shkruan në një postim në rrjetin e tij social Twitter, Manuel, një nga mësuesit.
Nisma ka fillesat nëntorin e vitit të kaluar, kur një nxënës pasi u shfaq në klasë me fund, është bullizuar, fyer dhe dëbuar nga shkolla.