Romelu Lukaku i Interit është zgjidhur lojtari më i mirë i vitit në Serie A për sezonin 2020/21. Su lmu esi belg i shënoi 24 gola dhe i dhuroi 11 asiste këtë sezon, për ta ndihmuar Interin ta fitojë titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve.

Lukaku nuk ishte lojtari i vetëm i Interit që mori çmim të hënën mbrëma, pasi bashkëlojtari i tij Nocolo Barella u vlerësua me çmimin mesfushori më i mirë i vitit. Gianluigi Donnarumma u zgjodh portieri më i mirë i vitit, pasi i ndihmoi Milanit të rikthehet në Ligën e Kampionëve pas plot shtatë vjetëve.

Cristian Romero i Atalantës u zgjodh mbrojtësi më i mirë i vitit në një garë të ngushtë me mbrojtësit e Interit. Ndërsa, su l muesi më i mirë u zgjodh Cristiano Ronaldo i Juventusit. 36-vjeçari i shënoi 29 gola në 33 ndeshje në ligë dhe i ndihmoi bardhezinjve ta fitojnë Kupën e Italisë dhe Superkupën me tri gola në dy finalet.

Më të mirët e Serie A 2020-21/ Lojtari më i mirë nën 23 vjeç: Dustan Vlahovic (Fiorentina)/ Portieri më i mirë: Gianluigi Donnarumma (Milan)/ Mbrojtësi më i mirë: Cristian Romero (Atalanta)/ Mesfushori më i mirë: Nicolò Barella (Inter)/ Sulmuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo (Juventus)/ MVP: Romelu Lukaku (Inter)