Manastirliu jep lajmin e mirë: Pas 50 ditës në terapi intensive foshnja fiton betejën me jetën
Tiranë, 4 Qershor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në facebook ka dhënë lajmin e mirë që një foshnje e lindur vetëm 1000 gr, pas 50 ditësh në terapi intensive ka fituar betejën me jetën falë përkushtimit të mjekëve dhe infermirëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Postimi i ministres Manastirliu:
Pas 50 ditësh shumë të vështira në terapi intensive, Enxhi i vogël që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, e ka fituar betejën për jetën
Super punë dhe përkushtim i ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
#Jetë të gjatë Enxhi