02 Qershor, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se në Aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dozat e radhës për vaksinimin antiCOVID. Manastirliu shkruan se janë 40,800 vaksina AstraZeneca që kanë ardhur nëpërmjet instrumentit COVAX duke e çuar totalin e dozave 899,550 vaksina antiCOVID në vendin tonë.
“#ShqipëriaBuzëqesh? ✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë? ? Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ?? #SkaKohëPërPushim??♂️”, shkruan Manastriliu.