Presidenti i Interit, Steven Zhang, shpjegon Gazzetta dello Sport, është gati të kthehet në Kinë gati dy muaj pas mbërritjes së tij në fund të prillit në Itali.

Para se ta bëjë këtë, megjithatë, numri “1” i Interit do të ketë në axhendë edhe rinovimet e kontratave të Beppe Marotta, Piero Ausilio, Dario Baccin dhe Roberto Samaden të vendosura në letër. Marrëveshjet ekzistojnë tashmë, 4 ekzekutivët së shpejti do të nënshkruajnë deri në vitin 2024.

Pastaj Zhang do të jetë në gjendje të largohet për në Kinë, duke lënë pas nevojën për të mbyllur merkaton me të paktën 70 milion euro fitim në sajë të shitjeve dhe shkurtimin e pagave të paktën 15% nga totali.