Leandro Paredes, i cili stërvitet dhe luan me Kylian Mbappen, ka thënë se 22-vjeçari i Paris Saint-Germain më shumë shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos se sa Lionel Messi. Sipas tij, Messi dhe Neymar Junior janë më ndryshe se CR7 dhe Mbappe.
Mbappe është vetëm 22-vjeç dhe shihet se futbollisti që do të dominojë në botën e futbollit pasi Ronaldo dhe Messi t’i varin atletet. “Mendoj se si lojtar, më shumë i ngjan Cristianos, është më shumë një atlet. Ai është fantastik fizikisht”, tha Paredes.
“Mendoj se Ney dhe Leo kanë tjetër talent se Cristiano dhe Mbappe, por ata janë fizikisht të jashtëzakonshëm. Dhe shtoja këtu edhe cilësitë që kanë”.