Meghan Markle dhe Princ Harry duket se po qëndrojnë shumë të lidhur me familjen mbretërore pas lindjes së vogëlushes së tyre Lilibet Diana. “Entertainment Tonight” ka mësuar se çifti kanë ndarë foton e parë të vajzës me familjen mbretërore. Vetëm pak pas lindjes së saj, thuhet se ata i kanë treguar familjes portretin e ëmbël të Lilibet. “ET” ka mësuar se fotografia është ndarë në grupin në WhatsApp, ku anëtarët e familjes mbretërore komunikojnë me njëri-tjetrin. Ky lajm vjen pak ditë pasi, Kate Middleton u shpreh shumë elumtur për ardhjen në jetë të vajzës së Hary-t dhe Meghan. “I uroj asaj më të mirat. Mezi po pres që ta njoh. Ne nuk e kemi takuar ende. Shpresoj që do shihemi së shpejti”, u shpreh Kate.

Gjithashtu “ET” ka mësuar se ka qenë Kate ajo që ka ndihmuar që të zbutet marrëdhëniea e tensionuar mes Princit Harry dhe familjes mbretërore pas intervistës bombë që ai dha për Oprah Winfrey.

Sa i përket të voglës, Lilibet, është mësuar se ajo nuk do të marrë asnjë titull nga pallati mbretëror. Ashtu si djali i madh i Meghan dhe Harry, Archie, Lili i vogël nuk do të mbajë një titull mbretëror. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as princeshë. Dhe e gjithë kjo për shkak të një rregulli që ekziston për rreth 100 vjet. Për shkak se e vogla dhe vëllai i saj janë shumë larg në trashëgiminë e fronit ata nuk mund të kenë asnjë titull, as mbrojtje nga pallati. Kur Mbretëresha vdes ose ngjitet në fron dhe Charles bëhet mbret, ai do të jetë në gjendje t’i japë Archie dhe Lilit tituj nëse dëshiron.