Bukuroshja sllovene Melania Trump nuk shihej gjëkundi në fotot e celebrimit të ditëlindjes së 75-të të ish-presidentit Donald Trump, në një event të profilt relativisht të ulët në fillim të javës në New Jersey. Ditëlindja e Donald Trump u bë në një darkë elegante në Golf Club në Bedminster, fotot e së cilës u postuan në rrjet nga djali tij Donald Trump Jr., ku shihej një listë interesante të ftuarish.

Në festë shiheshin e dashura e Donald Jr., Kimberly Guilfoyle, ish-ylli i futbollit amerikan Herschel Walker, kongresmeni nga Indiana, Jim Banks dhe kongresmenia nga Colorado Lauren Boebert, raporton SheKnows.

Por gruaja e Donald, ish-Zonja e parë Melania Trump, nuk shihet. Më herët ish-gruaja e Donald, Ivana ka thënë për revistën ‘People’ se “Donald i urren ditëlindjet”, ndërsa një burim tjetër tha për rrjetin se Melania “ka programin e saj dhe një jetë të pavarur nga” i shoqi. Shkrimtarja Kristyn Burtt shtonte se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për martesën e çiftit megjithë mungesën e gruas në festë. “Ajo e ka bërë këtë edhe në fillim të administratës së tij presidenciale kur bashkë me të birin Barron qëndruan në New York City që ai të mbaronte vitin shkollor, duke shkuar me vone ne Uashington.”

Dhe në fakt të vetmit anëtarë të familjes që merrnin pjesë në festë ishin i biri Donald Jr. dhe e dashura. Ndërsa Eric e Lara Trump uruan babanë nga mediat sociale për ditëlindjen. Një tjetër burim tha se Melania udhëton shpesh nga ” New York, New Jersey e Florida”, dhe takohet me të shoqin vetëm kur këtë e lejojnë axhendat e tyre.