Kancelarja gjermane Angela Merkel do të shikojë ekipin e Joachim Loew përballë Portugalisë në ndeshjen e tyre të dytë Euro 2020 të shtunën, por ajo nuk do të marrë pjesë fizikisht në stadium. “Po, patjetër, por jo në stadium”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert kur u pyet nëse Merkel do ta shikonte ndeshjen.

Merkel është e njohur si tifoze e ekipit kombëtar. Ajo mori pjesë në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 të fituar kundër Argjentinës në Rio de Zhaneiro./