Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme dhe më të komentuara në botë.
Partnerja e futbollistit nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e tij të futbollit. 27-vjeçarja qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit teksa kishte veshur një kanotiere të bardhë, në ndeshjen e fundit Portugali-Belgjikë. Ajo që u vu re nga kamerat ishte një antenë të zezë, e cila dilte poshtë kanotieres së saj dhe dukej mjaft lehtësisht.
Georgina është e pajisur me një mikrofon për shkak të një dokumentari që do të dalë në “Netflix” dhe do të zbulojë gjithçka rreth jetës së çiftit, sipas gazetës gjermane “Bild”.
Antena do të bëjë të mundur regjistrimin e të gjitha bisedave që ndodhin mes tyre, qofshin në shtëpi, në fushë apo diku tjetër, ku potagoniste do të jetë Georgina Rodriguez.
Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, tregon shpesh në rrjete sociale sa e lumtur është me familjen e bukur që kanë krijuar, teksa ndan vazhdimisht momente me ta në rrjete sociale.
Tashmë, partnerja e futbollistit është bërë ‘mama’ edhe për djalin e madh të Ronaldo-s nga marrëdhënia e mëparshme dhe kujdeset t’i falë atij gjithë dashurinë e një nëne.
Me rastin e ditëlindjes, ajo zgjodhi fjalët më të ndjera për ta uruar djalin, teksa ndau foto me të në Instagram.
“Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai.”- ishin fjalët e saj krahas postimit.