Corriere dello Sport, duke folur për emrat e vënë në shënjestër nga Milan për emsfushën (nga Ziyech te Ceballos dhe negociatat për Tonali-n për Brescia-n), ka përmendur edhe emrat e dy lojtarëve të Premier League.
I pari është ai i Mateo Kovacic, ish-ylli i Inter-it aktualisht te Chelsea që mund të përfaqësojë një mundësi me kosto të ulët. Më pas është ideja Donny van de Beek, ish-ylli i Ajax-it që nuk ka arritur të përshtet te Manchester United.
Kanalet me Djajtë e Kuq janë të hapura nga transferimi i Diogo Dalot dhe në rast se Solskjaer do të vendosë ta lërë të lirë, atëherë mund të jetë e mundur që kuqezinjtë ta huazojnë lojtarin e transferuar nga Ajax në Old Trafford për 60 milionë euro.