Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se “deri në vitin 2023 kemi parashikuar më shumë programe për adresimin e objektivave gjinorë”. Qëllimi ynë, tha ministrja Denaj, është të sigurojmë për gratë dhe vajzat, përmes politikave dhe mbështetjes financiare rritje të kapaciteteve menaxhuese.
Po ashtu, Denaj tha se synohet përmirësimi i konkurrueshmërisë, menaxhimi më i mirë i financave si dhe akses më i madh në arsim. Aksesi më i shpejt në tregun e punës dhe qasje në kulturë dhe shkencë, sipas ministres janë objektivat e tjerë që synohet të arrihen. Nga 9 programe buxhetimi gjinor në vitet 2015-2017, janë planifikuar 43 të tilla për periudhën 2021-2023.