Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç.
Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi nënvizon përmes publikimit në rrjet social se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe se palët kanë dakordësuar mbi planin e veprimit për hapjen së shpejti të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit (ITÜ) në Shqipëri.
Ndër të tjera, Znj. Kushi përmend faktin se kanë diskutuar gjerësisht gjithashtu për për intensifikimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë nëpërmjet projekteve konkrete në fusha me interes të përbashkët për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.