Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi mori pjesë në konferencën mbi “Globalizimin dhe Integrimin në Edukimin Bashkëkohor” organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Ministrja Kushi shprehet se në këtë konferencë është diskutuar mbi rëndësinë që ka për institucionet tona arsimore përshtatja e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare.

Në fjalë e saj përshëndetëse në sesionin plenar të kësaj konference, Znj. Kushi shprehet se: “Rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore në projekte e programe të ndryshme, si dhe forcimi i standardeve sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, janë garanci shumë e mirë në konsolidimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale në vend”.