Prezantuesja e njohur e RAI-t, Paola Ferrari, përfundoi në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas një incidenti që i ka ndodhur gjatë një transmetimi live. E veshur me fustan të zi prezantuesja, shihet në studio teksa kryqëzon këmbët por fustani e “tradhëton’ duke i ekspozuar pjesët i ntime. Ky incident ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale, teksa të shumtë ishin shikuesit që menduan se Paola nuk kishte veshur të brendshme. Megjithatë gjithçka është mohuar nga 60-vjeçarja: “Është bërë virale, po përdorin VAR-in më shumë (për këtë incident), sesa në Kampionatin Europian. Ndodhi, por asnjë nuk është serioze”.

Video e gazetares italiane, u krahasua me skenën e famshme të Sharon Stone, në filmin “Basic Instinc”, por Paola e mohon të ketë kopjuar skenën e aktores së famshme.