Massimo Moratti ex presidente Inter Milano 15-09-2016 Stadio Giuseppe Meazza - Football Calcio Europa League Inter - Hapoel Be'er Sheva. Foto Giuseppe Celeste / Insidefoto

Massimo Moratti, ish-pronar i Inter-it, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me kalimin e Jose Mourinho-s në drejtim të Roma-s dhe mbi lamtumirën e Conte-s nga Inter-i.

“Mou te Roma nuk është një tradhti. Kam folur me të disa ditë para se të largohej nga Tottenham, por nuk më dukej i demoralizuar… Më pas, kur kam lexuar lajmin (e marrëveshjes me verdhekuqtë), e kam kuptuar pse ishte aq i gëzuar”, ka thënë Moratti për Il Fatto Quotidiano.

Në lidhje me lamtumirën e Conte-s nga Inter-i: “Ka qenë një mungesë sfidë, por edhe lidhje me këtë skuadër (Inter-in). Ai është një profesionist serioz dhe ka bërë shumë mirë, por në bazë të zgjedhjes së tij ka qenë mungesa e lidhjes me zikaltrit”.