Këngëtarja e njohur nga Kosova, Alma Bektashi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo ka zgjedhur të flasë rrallëherë për familjen e saj.
Alma është komentuar shumë në mediat rozë, pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa “theu” traditën dhe la Tiranën, vendlindjen e tij, për të jetuar në Prishtinë tek gjysma e tij.
Mirëpo, duket se çifti i kanë dhënë fund martesës së tyre 25-vjeçare. Burime për Panorama Plus bëjnë me dije se Sokoli e ka tradhëtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.
Nga një vëzhgim, vihet re se edhe në rrjetin social “Instagram” të Almës, nuk ka asnjë foto me bashkëshortin. Mesa duket, ajo ka zgjedhur të fshijë çdo kujtim që e lidh me të kaluarën.
Kujtojmë që dyshja janë prindër të dy fëmijëve, një vajze të quajtur Anisa dhe djalit më të vogël Orest.