Kombëtarja kthehet sot në fushë dhe luan një ndeshje miqësore ndaj Uellsit në Kardif në orën 18:00.
Nga Uellsi, Reja u shpreh dje se e ka gati formacionin për ndeshjen dhe pritet që të mos i ndahet formacionit 3-5-2. Në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin. Mbrojtja është me më të mirët.
Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit. Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani.
Ndërkohë treshja e qendrës pritet të përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Balaj e Manaj do përbëjnë repartin e sulmit.
SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja.