Frank de Boer, trajneri i Holandës, ka dhënë një intervistë të UEFA-s në prag të debutimit të mbrëmjes së sotme në Europian.

Mes të tjerash, ai ka thënë: “Nëse më pyet nëse jam gati, të them se po. Thuhet se në Holandë kemi 17 milionë trajnerë të kombëtares, presioni është gjithmonë i pranishëm. Kemi fituar vetëm një trofe, duke luajtur tre finale dhe kjo më duket diçka e jashtëzakonshme”.

Në lidhje me kombëtaret favorite për ta fituar Europianin: “Mendoj se janë Franca, Belgjika dhe Spanja. Më pas vijnë skuadra si Gjermania, Italia dhe Portugalia, që janë në gjendje të mposhtin këdo”.