Nga Plator Nesturi/ Avancon projekti i krijimit të një hapësire të përbashkët ekonomike të ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç zhvilluan një konferencë të përbashkët on line përmes së cilës kërkuan që liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit të fillojë të zbatohet sa më shpejt në të gjithë rajonin. Sidoqoftë, ajo çka përbën mesazhin kryesor të një takimi tillë ishte fakti se pavarësihst se BE ka dështuar në përmbushtjen e premtimeve të veta përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane. Por tashmë këto vende nuk presin thjesht vendimet që do të merren për to. Me vullnetin për të krijuar një hapësirë të përbashkët, ato kërkojnë të mos humbij kohë në zhvillimin e ekonomik të tyre ndaj u kërkojnë BE dhe SHBA të mbështesin financiarisht projektet e tyre të zhvillimit.

Gjërat tashmë janë konkrete, ndaj dhe mbështetja duhet të jetë konkrete. Në deklaratën e përbashkët të tre liderëve ballkanikë, shprehet konkretisht se “ne synojmë të zhvillojmë projekte të shpejta në zbatim dhe që sjellin investime, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e përdorimit në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona kanë potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim në këtë sektor. Po ashtu, ne kërkojmë mbështetje konkrete për të identifikuar ato projekte të cilat, në shkallë të gjerë, mund ta kthejnë rajonin tonë në një burim të energjisë së rinovueshme”. E thënë ndryshe, këto vende kërkojnë që angazhimi i tyre drejt projeksionit evropian, nëse ka marrë si përgjigje veçse një gjysmë dëshirë për ti pranuar në BE, atëhere duhen kompensuar ndryshe.

Nëse këto vende do të përfitonin fonde në procesin e negociimit, BE I duhet të paguajë të paktën në porojektet e përbashkëta rajonale siç kanë premtuar muaj të shkuar. Dhe tregu i këtyre vendeve është 18 milionë qytetarë, që gjithësesi mbeten evropianë dhe janë të rrethuar me kufij të vendeve të BE. Veçse harrohet diçka, sa më shumë bashkëpunues të jenë vendet e rajonit aq më i madh është trysnia e tyre ndaj BE për të përfituar fonde. Në të kundërt, mbajtja në pengun e reminishencave të së shkuarës, i dëmton të gjithë, e të parin atë që bëhet pengesë.