Para nisjes së stërvitjes Defender 21 Anti-terrori dhe strukturat e SHISH kanë mbajtur nën vëzhgim 10 persona, të huaj dhe shqiptarë. Vëzhgimet për të parandaluar nga akte terroriste deri tek cenimi sigurisë kombëtare dhe aktivitet spiunazhi.
Nga shtetasit e huaj, 2 shtetas rus kane bërë sjellje të cilat kanë sjell dyshime por pasi kanë qëndruar 3 dhe 6 dit në Shqipëri e janë larguar.
Kanë hyrë e dalë legalisht nga kufiri shqiptar dhe s’kanë bërë asnjë shkelje ligji. Prokuroria ka ndihmuar anti-terrorin dhe policinë për veprime parandaluese por sipas burimeve s’ka pasur asnjë shkelje dhe s’është marrë masë për shtetasit e huaj.
Defender Europe 21’ ishte stërvitja më e madhe ushtarake që priti Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, angazhoi 1000 trupa në këtë stërvitje. Stërvitja u zhvillua deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë.