Ka nisur këtë paradite në Durrës aksioni kundër zënies së paligjshme të rërës në bregdetin e këtij qyteti. Në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, teksa kjo e fundit është iniciatore e këtij aksioni.

Deri më tani janë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e tre subjekteve. Aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria,si dhe nga Përroi i Agait deri te Shkëmbi i Kavajës, sipas informacionit të marrë në tre sektorë.

Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare.

Aksioni për lirimin e hapësirabe publike në plazhin e Durrësit filloi sot, një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp, Rama paralajmëroi dje subjektet që t’i lironin vetë hapësirat e zaptuara pa leje, ose në të kundërt do t’i konfiskohen çadrat e shezlonget.