Akademia e kërcimit me qendër në Kamëz ka fituar vendin e parë në “World of Dance Albania”. Grupi i të rinjve nga Kamza ka arritur të grumbullojë plot 83,8 pikë mes shumë konkurentëve të tjerë që garonin në këtë konkurs. Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin më të madh të kërcimit në Shetet e Bashkuara, “World of Dance”.

“Fituesit kurrë nuk heqin dorë dhe ata që heqin dorë kurrë nuk do të fitojnë. Stërvita plot dy grupe nga Akademia jonë” -shkruan Arbiol Dardha, themeluesi i kësaj akademie.

Ai ndër të tjera shkruan se si pasioni dhe puna e shpërblyen duke e kthyer atë nga një amator në një kampion. “Nga amator nga hiçi ne CHAMPION’S. Grupi “The Beat Killers” morën çmimin e pare “ Team Divison” në “World of Dance Albania”.

I pari grup nga Kamza qe thehu tabutë e çdo gjëje. I pari grup nga vendi yne qe i shtoi nje tjeter simbol qytetit tone por jo vetem qytetit tone, ne morem plot 83,8 pikë per te pasur te drejten per te perfaqesuar Shqiperinë duke konkuruar me më të mirët e botës në filialin kryesor me qendër në Amerik @worldofdance Njeri grup me i mirë se tjetri. BASHKË DO TË ARRIJMË SHUMË!!”– shkruan koreografi në rrjetet sociale duke ndarë edhe momentet nga triumfi.