Duke nisur nga kjo e enjte shqiptarët që zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19 mund të hyjnë në Hungari pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shqiptare në Hungari shkruan se nga data 10 qershor hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit. “Duke filluar nga data 10 qershor 2021, hyn në fuqi marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të imunizimit. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë dhe hungarezë, të cilët zotërojnë një certifikatë vaksinimi kundër Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Hungari.

Kujtojmë se ky vendim u njoftua më herët nga kryeministri Rama gjatë vizitë në Hungari.