Duke pasqyruar zhvillimet në PD, Nikollë Lesi ka bërë një shënim të shkurtër ku ironizon procesin e brendshëm zgjedhor.
Botuesi ka shkruar në Koha Jonë se kur kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash, atëherë është tragji komike që të njëjtën akuzë sipas tij t’ja adresosh kryeministrit Edi Rama.
“Kandidati kryesor kundër Bashës, konkurenti Agron Sheja jep alarmin sot në facebook duke thënë se po i pengojnë votuesit e tij të votojnë, pra po i vjedhin votat.
Kjo është tragji-komedi, pasi kur në PD ia vjedhin votat njeri tjetrit, dhe me pas ankohen se votat me 25 prill ua bleu apo vodhi Rama; mjerë populli opozitar ku e ka shpresën!
Këta vjedhin vetveten!”, shkruan Koha Jonë duke përcjellë akuzat e kandidatëve.