Ka nisur sot në Itali trajnimi, që do të zgjasë një javë, i 27 hetuesve shqiptarë, anëtarë të BKH-së, Zyrë shumë e ngjashme me Drejtorinë tonë Hetimore A ntim afia (DIA).
Në nisjen e punimeve morën pjesë për palën Italiane, Prefekti Vittorio Rizzi, Zëvendës Drejtues i Policisë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kri min ale, dhe Drejtuesi i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Maurizio Vallone, drejtor i DIA-s, ndërsa, për palën shqiptare, Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme dhe Aida Hajnaj, Drejtuese e BKH-së.
Trajnimi i cili nis sot, i realizuar në kuadër të projektit Pameca V, i financuar nga Bashkimi Evropian e i udhëhequr nga Italia, ka për qëllim të përforcojë më tej bashkëpunimin dypalësh policor midis Italisë e Shqipërisë. Siç njofton Ambasada Italiane në Tiranë, në dispozicion të het uesve shqiptarë do të vihet eksp ertiza më të mirë kombëtare mbi çështje strategjike si lufta ndaj k ri mit të organizuar dhe tra fi ki mit të lëndëve na rkot ike.
Veprimtaria trajnuese, e organizuar nga DIA, do të përbëhet nga seminarë tematikë në lëndë me interes të përbashkët, nga vizita në struktura si Shërbimi i Policisë Shkencore, Qendra Kërkimore për Analizën e Informacioneve Multimediale (CRAIM) dhe Policia Postare dhe e Komunikimeve.