Pasi ka votuar, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta duke thënë se 50% e anëtarësisë së PD është zhdukur brenda 3 muajsh. “Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët, Basha e bëri brenda PD”, kjo fjali e Nishanit është përdorur për të treguar se Basha ka manipuluar zgjedhjet.

“50% e anëtarësisë është zhdukur brenda 3 muajsh. Përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar. Pd sot është në një rreizk të madh. Kjo është një betejë për demokracinë, shumica e demokratëve janë zemërthyer për këtë debat që kemi sot. Atë që Rama bëri më 25 prill me qytetarët Basha e ka bërë brenda PD me anëtarët.

PD ka një sfidë më të madhe sfidën për rezistencë, nëse nuk kthehet në partinë që ishte… Situata në Pd është shumë e rëndë dhe duhet ndryshuar, është mesazh që ka thirrje të madhe për situatën që është PD. Unë jam njeri që vlerësoj institucionet, kjo mundësi është e oamundur sot, partia ska institucionet e ankimit. Unë jam kam qenë dhe do mbetem në borxh politik me PD gjithë jetën”, tha Nishani.