Këto katër shenja janë mësuar të kenë gjithçka në jetë. Duan të jenë gjithnjë në epiqendër të çdo diskutimi dhe sigurisht argëtimi dhe kënaqësia për ta janë të mirëqena.
Binjakët-Binjakët dëshirojnë të jenë të famshëm dhe të suksesshëm por kanë gjithmonë nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e tjerëve për të arritur suksesin. Binjakët duan të shijojnë virtytet e suksesit, por punën e vështirë duan që t’ia bëjnë të tjerët.
Akrepi-Akrepi është një shenjë që kërkon ekskluzivitet dhe vëmendje të vazhdueshme nga njerëzit që e rrethojnë.
Ujori-Është një shenjë që pëlqen të japë urdhra dhe udhëzime. Ujori madje kërkon nga të tjerët që të dëgjojnë këshillat e tij , pasi beson se gjithmonë ka të drejtë.
Peshqit-Peshqit në mendjen e tyre kanë përshtypjen se janë lindur për të bërë gjëra të mëdha. Problemi është se kjo është vetëm në mendjen e tyre, sepse praktikisht peshqit nuk i realizojnë të gjitha planet e mëdha që thurin në mendjen e tyre.