Eleni Foureira dhe Alberto Botia nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Greqi zgjodhi të ndajë me ndjekësit në Instagram disa fotografi me të dashurin e saj.

Këngëtarja befasoi fansat e saj kur postoi një foto pranë futbollistit spanjoll, të cilën e shoqëroi me një emoji zemër. Foureira dhe Alberto kanë qenë së bashku vitet e fundit dhe kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut.

Kujtojmë që pak javë më parë, mediat greke raportuan se Eleni ka marrë dhe një propozim për martesë nga fubollisti.