Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Groeneveld, festuan ditën e djeshme 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast, Keith kujtoi dy takimet e para që ka realizuar me Adrianën dhe më pas këto takime u finalizuan me një histori dashurie. Futbollisti tregoi se takimi tyre i parë ka qenë në një restorant dhe dikush tjetër i ka ndihmuar për të komunikuar përmes përkthimit. Ai tregoi se më vonë e ftoi aktoren për një udhëtim në mal, por ajo nuk pranoi. Ndërsa takimin e dytë e kanë bërë në Prizren dhe Adriana i ka treguar gjithë historinë e qytetit.
Ndërkohë ditën e sotme, Adriana ka uruar Keith për ditëlindjen e tij. Ajo ka postuar në Instagram një foto të Keith dhe i ka bërë një dedikim. “Të uroj më të mirat e kësaj bote për ditëlindjen! Ti je një mrekulli dhe një njeri shumë special. Është me fat familja që të ka, me fat miqtë dhe të gjithë ata që janë rreth teje dhe faleminderit për 1 vit plot lumturi që ke sjellë në jetën time. Faleminderit Zotit që solli një njeri si ti në këtë botë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan Adriana.
Mirëpo mes mesazheve të urimit, nuk munguan edhe kritikat dhe dyshimet për dashurinë e tyre. “Nëse ka dashni të sinqertë mes jush atëherë ka me pas dashni dhe mes meje dhe Samuel Umtitit”, shkruan ndjekësja.
Por edhe Adriana nuk ja ka përtuar përgjigjen dhe i ka mbyllur gojën me pak fjalë. “E keqja është se s’po të njoh as ty as Samuelin dhe e mira është që ti kënaqesh tu frymëzu prej nesh.. Paqe zemër”, i është përgjigjur aktorja.