Kolonia shqiptare në Rumani ishte një vatër me patriotë të cilët dhanë një kontribut të paçmueshëm intelektual dhe lobues për çështjen shqiptare, me dhjetëra shoqata, revista dhe aktiviteteve me peshë. Ndër momentet e veçuara, më 7 dhjetor 1906 rreth 200 përfaqësues të shoqërive të kolonisë së Rumanisë (“Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”) shpallën shkrirjen e tyre në një Shoqëri të vetme kulturore. Emri i kësaj shoqëria u vendos pikërisht “Bashkimi”, transmeton lexo.com.al.
Kryetar i Bashkimit ishte Pandeli Evangjeli dhe nënkryetar Vasil Zografi. Ndërkohë, Aleksandër Drenova dhe Dhimitër Berati ishin sekretar të kësaj shoqate. Ajo ishte shumë e organizuar dhe madje për anëtarët e saj shpërndante dhe një Diplomë anëtarësie si ajo e dhënë në korrik 1907 Rafael Anastasiut. Si më poshtë një foto të kësaj Diplome/Lexo.com.al/e.c.: