Erik Lloshi është një ndër artistët më në zë të skenës muzikore shqiptare. Së fundmi ai ka publikuar projektin më të ri muzikor, për të cilin ka folur në “Abc e Pasdites”. Teksa po komentonin klipin e ri të këngës, gazetari e ngacmoi duke i thënë nëse ishte presion nga ana e Rominës që të futej i veshur në vaskë, por Eriku e hodhi poshtë këtë aludim duke thënë se bashkëshortja e tij i kishte thënë ët kundërtëtn.
“Romina tha futu i zhveshur se aty ishte. Ose bëje tamam, ose mos e bëj fare”, u shpreh Eriku. Ndër të tjera ai foli edhe për dëshirën dhe planet për t’u bërë baba dhe presionin nga rrethi. “Nga daja, tezja, xhaja, halla, nga të gjithë. Ka fillu dhe shoqëria tani. Për momentin asgjë, dhe janë punët e Zotit. Patjetër që dëshira ime që të bëhem baba është shumë e madhe”, tha Erik Lloshi.
Ai ka folur edhe më herët për martesën e tij dhe planet për t’u bërë baba, që me sa duket do të vonojnë pak. Këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Glamour”, ku tregoi se është shumë i lumtur me bashkëshorten që ka në krahë dhe se Romina e duron shumë atë. “Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krahë. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik. Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët, unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale”.