Ledjana Prenga, ish-konkurentja e emisionit të dashurisë “Përputhen” prej disa muajsh është në qendër të mediave rozë për njohjen që ajo pati me një nga konkurentët e programit, Mevlanin.
Pas daljes nga programi dyshja deklaruan se janë ndarë, ndërsa herë pas here kemi parë që ata të bëjnë deklarata për njëri-tjetrin në rrjetet sociale apo nëpër intervista.
Sot Ledjana ka habitur me një deklaratë të bërë për dashurinë. Në një status në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një shprehje, ku vë në pah dobësinë e karakterit para dashurisë. “Dashnisë, edhe karakteri i frikësohet”, thuhet në statusin e Ledjanës.