Konsumi i pijeve në Itali në vitin 2020 ra me 8,4% për pijet joalkoolike dhe 8,3% për pijet alkoolike, me pasoja të rëndësishme në një sektor që ka 3 300 kompani.

Këto pasoja kanë ardhur pjesërisht nga tkurrja e konsumit “jashtë shtëpisë”, që në vitin 2020 regjistroi një rënie me 35% krahasuar me vitin e kaluar, ku sektori humbi 34,4 miliardë euro.

“Pavarësisht nga efektet e pandemisë, kompanitë kanë vazhduar të investojnë në të ardhmen, në inovacionin e produkteve dhe proceseve duke bashkëpunuar me zinxhirin e furnizimit, nga prodhimi te konsumatori”, nënvizoi Giangiacomo Pierini, president i shoqatës italiane të pijeve.

Kompanitë po bashkëpunojnë edhe me sektorin bujqësor dhe agro-industrial me qëllim zhvillimin e përbashkët, duke mbrojtur specifikat e sektorit, për ta bërë zinxhirin e furnizimit me ushqim dhe pije më të qëndrueshëm dhe konkurrues.