Milani pësoi një goditje të rëndë dje, kur Hakan Çalhanoglu konfirmoi se ka arritur marrëveshje verbale me Interin dhe ditën e sotme do të firmosë kontratën dhe zyrtarizohet te zikaltërit, ku do zëvendësojë hapësirën e lënë bosh nga Eriksen.

Shumë shpejt do të bëhet gjithçka zyrtare dhe palët janë gati. Nga Italia mësohet se mesfushori ka mbërritur nga Turqia në Milano me një avion privat dhe ka zbarkuar në selinë e Interit, ku do takohet me drejtuesit dhe do bëj fotot e nevojshme për prezantimin.

Çalhanoglu nesër do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe menjëherë më pas do vijë zyrtarizimi. Turku do të përfitojë te Interi rret 5 milionë euro në sezon, me Milanin që e çoi ofertën deri në 4 milionë euro, por nuk arriti ta mbajë.