Shqipëria dhe Wales janë ndarë në paqe, në miqësoren e luajtur në Cardiff që mbyllet me rezultatin e bardhe 0-0.
Mundësia e parë e takimit vjen nga Rei Manaj. Në minutën e 16-të, sulmuesi gjendet i vetëm me portierin, por nuk ia del dot të shënojë.
Në minutën e 37-të nuk mungon tensioni, mes Brooks dhe Gjimshitit, por arbitri qetëson gjithçka.
Në pjesën e dytë, vendasit rrisin presionin dhe i afrohen golit me anë të Williams, por Selmani pret.
Miqësorja e rradhës është pas pak ditësh të martën me Çekinë.