Parlamenti holandez ka mbështetur vendimin e qeverisë së Holandës e cila është pro përcaktimit sa më parë të datës së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE. Vendimi është përcaktur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në parlamentin holandez, ndërkohë që nesër pritet të konfirmohet nga seanca plenare.
Pak ditë më parë Holanda i dha ‘dritën jeshile’ Shqipërisë duke zbutur skepticizmin e saj prej vitesh në lidhje me nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Këtë qëndrim e konfirmoi po sot edhe Ministrja e jashtme holandeze, Sigrid Kaag para parlamentit holandez, ku tha se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.