“Grupi për PD-në” janë mbledhur ditën e sotme, tre ditë pas zgjedhjeve të partisë, të cilat u finalizuan me fitoren e Lulzim Bashës.
Ata i kanë konsideruar zgjedhjet në kufijtë e pavlefshmërisë, ku janë kryer shkelje të rënda të të drejtave kushtetuese dhe statusore.
Edit Harxhi, njëra nga kandidatet për postin e kreun e PD-së, në zgjedhjet që u mbajtën e ka quajtur procesin me shkelje të shumta, ku sipas saj janë shpërndarë karta anëtarësie disa ditë para, apo kanë votuar qytetarë me vetëm një shënim me shkrim dore.
Grupi për PD-në e ka vlerësuar shumë të rëndë situatën brenda Partisë Demnokratike.
“Veç listës së shkurtuar ka pasur një mungesë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me cdo normë janë bërë anëtarë të rinj dhe janë shpërndarë karta anëtarësie. Një pjesë kanë votuar vetëm me një kontrabiletë me shkrim dore. Kanë votuar persona pa kartë anëtarësie. Në kundërshtim me nenin thuhet se secili ka të drejtë të përcaktojë një autidues. Nuk janë lejuar të verifikojnë nëse ka modifikime në sistem. Kjo është një mungesë shumë e madhe se nuk kemi pasur akses. kutitë nuk kanë pasur kodet përkatëse”, tha Harxhi.