Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka shtyrë sërish turneun muzikor të saj të albumit “Future Nostalgia”. Artistja kishte planifikuar të mbante turneun në maj të 2020-ës por u anulua për shkak të pandemisë, për t’u shtyrë më pas sërish në janar 2021. Më herët, datat u ripërcaktuan për në shtator dhe tetor të këtij viti por me kufizimet që ende vijojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Dua ka njoftuar sërish shtyrjen e turneut. Këtë lajm e bëri të ditur përmes një postimi, ku tha se koncertet do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Jam plotësisht zemërthyer t’ju them se nuk do të jemi në gjendje ta vazhdojmë turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë këtë Shtator dhe Tetor. Ju lutem mbani biletat, pasi mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Mes po pres të kthehen në skenë dhe të ribashkohen me të gjithë ju. Gjithashtu do të shtohen dhe data të tjera, të cilat do të dalin këtë javë. Ju dua, Dua.“, ka shkruar ajo.
Ajo është një ndër gocat më të suksesshme, këngët e së cilës kanë qenë më të dëgjuarat në 2020-n në Britaninë e Madhe në radio dhe televizion. Ajo realizoi një super album të suksesshëm si “Future Nostalgia”, i cili i dhuroi gjithë suksesin vitin që lamë pas. Madje Dua Lipa ka arritur të rrëzojë nga froni edhe Ed Sheeran, që ka qenë artisti më i dëgjuar në Britaninë e Madhe që nga viti 2017. Dy këngët e Dua Lipës, Physical dhe Don’t Start Noë kanë qenë ndër 10 këngët më të famshme në Britaninë e Madhe. Ndërkohë që kënga më e dëgjuar nga të gjitha ka qenë Blinding Lights e The Weeknd.