Le të jemi të sinqertë, të gjithë gënjejmë herë pas here. Ne përpiqemi të bëjmë përshtypje për të tjerët, për t’u pëlqyer ose për të mos mërzitur dikë. Sido që të jetë, e vërteta është se të gjithë kemi gënjyer të paktën një herë në jetën tonë.
Gjithashtu është e vërtetë që disa njerëz gënjejnë më shumë se të tjerët dhe kjo në një farë mënyre mund të jetë për shkak të hartës së tyre astrologjike.

Akrepi

Si një nga shenjat më manipuluese dhe mashtruese, prania e akrepit në listë nuk është për t’u habitur. Kur bëhet fjalë për gënjeshtra, akrepi është aq i mirë sa që ndonjëherë harron se ku fillon e vërteta dhe ku imagjinata.

Binjakët

Ata mund të mos na mashtrojnë aq shumë sa akrepat, por binjakët gjithashtu mund të jenë mjaft manipulues, ndërsa janë gënjeshtarë shumë të mirë.

Peshqit

Një tjetër shenjë me imagjinatë dhe talent të madh në gënjeshtra janë peshqit. Peshqit janë në gjendje t’i përmbysin gjërat me gënjeshtrat e tyre, në mënyrë që të marrin atë që duan.

Peshorja

Peshorja gënjen për të shmangur vërejtjet. Sidoqoftë, është e vështirë për ta të kujtojnë sa gënjeshtra kanë thënë dhe çfarë historish kanë bërë, megjithëse mund të mendojnë për një gënjeshtër tjetër për të mbuluar ato të mëparshmet.

Ujori

Krijues, inovativ, pionier. Ujori është i zgjuar dhe ka një imagjinatë të shkëlqyer, të cilët e përdorin për gënjeshtrat e tyre. Ndryshe nga peshorja, ata gënjejnë për të mos lëndojnë të tjerët.