Andrea Pirlo po mendon të kthehet menjëherë në lojë pas lamtumirës ndaj Juventus.
Fitues i Kupës së Italisë dhe Superkupës me Zonjën e Vjetër, “Maestro” mund të ketë një shans të dytë në Serinë A.

Sipas Il Secolo XIX, trajneri italian ka përfunduar në shënjestrën e Sampdoria-s, me presidentin Massimo Ferrero që duket se ka patur një kontakt telefonik me të.