Premierliga angleze sot ka shpallur më të mirët e sezonit që lamë pas, 2020/21. Çmimin e futbollistit më të mirë të sezonit e fitoi qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Diaz. Diaz ishte shtylla e mbrojtjes së ekipit të Pep Guardiolas dhe ishte i pakalueshëm nga kundërshtarët.

Çmimi i futbollistit më të mirë të ri iu dha gjithashtu një futbollistit të kampionit të Anglisë, Manchester City. Këtë çmim e fitoi Phil Foden, i cili është një talent i madh dhe premtues. Goli i sezonit i takoi futbollistit të Tottenhamit, Erik Lamelas, që realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Trajneri i sezonit 2020/21 u shpall Pep Guardiola, që udhëhoqi “Citizens” drejt titullit të Premierligës.