Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi mori sot pjesë në panairin e agroturizmit, “Promovo dhe bli produkte shqiptare” në Manzë, Durrës.
E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, Ekonomi vizitoi stendat e këtij panairi, ndërsa nxiti promovimin e produkteve shqiptare.
Qëllimi i këtij panairi ishte promovimi i produkteve bio të fermave të zonës, por edhe i produkteve të përpunuara të punishteve tradicionale.
Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako u kërkoi banorëve të zonës, që së bashku të punojnë për ta kthyer këtë panair në një traditë të përvitshme.
Shqipëria sot ofron produkte bujqësore me cilësi sipas standardeve europiane. “Blini prodhime ‘Made in Albania’” është një ndër motot kryesore që shoqëron aktivitetet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit Rural, e cila synon nxitjen e prodhimit vendas.