Fëmijët mund të duhet të vaksinohen kundër Covid-19 për të arritur imunitetin e tufës. Fëmijët mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar në Izrael dhe SHBA dhe vendet po synojnë të kenë nën kontroll sëmundjen duke vaksinuar të rinjtë dhe duke arritur njëkohësisht imunitetin e tufës. Asher Salmon, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetit të Izraelit, tha se ‘askush nuk e di’ pragun e saktë të imunitetit të tufës, por kjo do të nxitej nga vaksinimi i fëmijëve. ‘Kur vaksinoni fëmijët, ka dy qëllime. E para është sigurisht të mbrohet fëmija individualisht dhe e dyta natyrisht, është krijimi i imunitetit të tufës. Nëse do të linim rreth 20 deri në 30 për qind të popullsisë sonë të pa vaksinuar, gjithmonë do të kishim rrezik të shpërthimit të rasteve të reja,”shpjegon ai.
Imuniteti i tufës është pika në të cilën një virus nuk mund të përhapet më në mënyrë efektive përmes një popullate, sepse mjaft njerëz mbrohen kundër tij ose përmes vaksinave ose duke u infektuar. Që nga fillimi i pandemisë ka pasur një debat masiv mbi atë se sa njerëz duhet të kenë imunitet që të ndalojmë përhapja e Covid-19. Salmon thotë se askush nuk e di se çfarë linje saktë ka të bëjë me imunitetin e tufës dhe Covid-19. Disa autoritete rregullatore për barnat në vende të ndryshme të botës, tashmë kanë miratuar vaksinën Covid-19 të Pfizer për 12 deri në 15 vjeç. Por ka një sërë ekspertësh të cilët thonë se duhet që të ketë më shumë të dhëna për vaksinat. Vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë qenë të dy të lidhura me raste jashtëzakonisht të rralla të miokarditit veçanërisht tek të rinjtë, kështu që ekziston frika se gjendja mund të prekë edhe fëmijët pas vaksinimit, të cilët përballen me një rrezik të ulët të vdekjes nga Covid-19.
Salmon tha se ekspertët ‘nuk dinë asgjë për këtë çështje’ tek fëmijët. Vaksinimi në Izraeli për fëmijët 12 – 16 vjeç filloi vetëm dy javë më parë dhe siç thotë eksperti po ecën shumë ngadalë, kështu që të dhënat tek të rinjtë janë të pakta. Shkencëtarët janë të ndarë nëse fëmijët kanë nevojë të vaksinohen. Disa këmbëngulin që fëmijët të vaksinohen se duhet të anashkalohet përhapja e variantit delta, ndërsa të tjerët shpjegojnë se nuk ka të dhëna. Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson të gjithë kanë filluar provat në shkallë të gjerë për të testuar sigurinë e vaksinave të tyre për një efektshmëri te fëmijët më të vegjël se 12 vjeç dhe rezultatet pritet të dalin këtë vjeshtë.
MHRA, agjencia rregullator e bankave në Britani tha se po monitoron nga afër raportet e miokarditit dhe perikarditit të ndodhura nga vaksinat. Ajo ka regjistruar vetëm 34 raste të miokarditit pas vaksinës së Pfizer, po kaq raste për Astra Zenecan dhe 2 raste për Modernën. Daily Mail-“Si”